Home Gjeo-Ekonomia Surpriza me qenin e pallatit kryeministror, japrakë dhe hallvë: Prapaskenat e takimit...

Surpriza me qenin e pallatit kryeministror, japrakë dhe hallvë: Prapaskenat e takimit pajtues Mitsotakis-Erdogan

Ky shtrëngim duarsh mes kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan këtë të enjte në Athinë shënjoi erën e mirë që duket se po fryn më në fund në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i shtetit turk u shfaq i buzëqeshur pas 6 vitesh në kryeqytetin grek ku prit fillimisht nga presidentja dhe më pas nga kryeministri i vendit. Mitsotakis tha pas takimit 90 minutësh se vizita ishte një kapitulli i ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve.“Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe, të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre dhe ato që nuk mund të zgjidhen, nuk duhet të çojnë në kriza. Ndjej një borxh historik për t’i afruar të dy vendet”, tha ai.Erdogan u shfaq optimist në komentet e tij, duke folur për nevojën e zhvillimit të një “dialogu konstruktiv”“E them hapur. Nuk ka asnjë problem kaq të madh mes nesh që nuk mund të zgjidhet nëse ecim me mirëbesim dhe fokusohemi në pamjen e madhe. Vendet duhet të mbajnë kanale të hapura komunikimi”, tha Erdogan.

Prapaskenat e takimit Mitsotakis-ErdoganPinat – qeni i pallatit kryeministror grek “Megaros Maximos”, i cili është gjithmonë i pranishëm në eventet e mëdha, nxitoi edhe sot të mirëpresë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, së bashku me Kiriakos Mitsotakis.

Siç shihet edhe në foto, Pinati ndodhej në mes kur dy drejtuesit u takuan në hyrje të pallatit. Pinat ka marrë edhe përkëdheljet e ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Surpriza e Mitsotakis me qenin e tij të dashur nuk ishte e vetmja skenë që tërhoqi vëmendjen nga takimi pajtues mes liderëve të Athinës dhe Ankarasë.

Kjo pasi, Erdogan e surprizoi homologun e tij grek duke i dhuruar një libër për historinë e Gazës.

Dhurata është me simbolikë të veçantë, duke pasur parasysh situatën që mbizotëron në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Sipas të njëjtave informacione, dhuratën e ka dorëzuar këshilltari diplomatik i presidencës turke, Tsagatai Kiliç te drejtoresha e zyrës diplomatike të kryeministrit grek, Anna Maria Eleni Boura, ndërkohë që takimi Mitsotakis-Erdogan ishte në zhvillim e sipër.Ndërkohë sa i përket tryezës, mediat greke raportojnë se ushqime tradicionale janë përfshirë në menunë e seancës plenare të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, ku do të marrin pjesë Erdogan dhe Mitsotakis me ministrat e tyre.

Sipas informacioneve, menuja në drekën e punës do të përfshijë dollma (japrakë), sallatë taramo, peshk, kallamar, hallvë dhe fruta.

360grade.al

Share: