Home KRYESORE Opozita mbyll protestën para Kuvendit, Sali Berisha mes të rinjve dhe medias:...

Opozita mbyll protestën para Kuvendit, Sali Berisha mes të rinjve dhe medias: Si luftëtarë lirie t’i dalim zot sot Shqipërisë

Pas më shumë se një orë, opozita ka mbyllur protestën para Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa Sali Berisha e konsideroi si një betejë të lirisë, në mbyllje ai pati një thirrje drejtuar kryesisht të rinjve dhe medias.

“Një thirrje kam për të rinjtë e këtij vendi. Merrni përsipër misionin historik, urdhëroni ju si luftëtar lirie t’i dalim zot sot Shqipërisë. Nuk është çështja e një individi. Është çështja e çdo qytetari, e çdo fëmije. Mos harroni se ky njeri që vret sa askush tjetër shpresën shqiptarëve, vret ëndrrën e tyre. Ata që nuk kanë ëndërr nuk kanë të ardhshme, ata jetojnë në errësirë, jetojnë me besim të thyer dhe ne nuk e meritojmë kurrë një gjë të tillë. I bëj thirrje medias, bëni gjithçka për t’u ngritur mbi censurën, për të mbrojtur njëri-tjetrin, sepse secili prej jush mund të jetë një Elton Qyno nesër.

Zgjohuni! Më 20 shkurt të vitit ’91, mbi 100 mijë vetë po vinin nga Qyteti Studenti. Tek dera e Tv të Ramiz Alisë kishin dalë dhjetëra punonjës të solidarizuar me lëvizjen e lirisë. Edhe sot mbështesni, një lëvizje të pashmangshme për të përmbysur diktaturën. E mbyllim sot, fitimtar këtë takim historik. Të betuar për të mos iu ndarë më deri në ditën e fitores, se do të përdorim çdo mjet të mos bindjen civile ndaj këtij regjimi. Nuk ka forcë që na ndal më. Ne jemi dhe do mbetemi luftëtarë të lirisë deri në ditën e fitores së plotë, të përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, tha Berisha.

360grade.al

Share: