Home KRYESORE Ku e mbështesni pretendimin tuaj? Prokurori Kraja i kthehet avokatit të Berishës:...

Ku e mbështesni pretendimin tuaj? Prokurori Kraja i kthehet avokatit të Berishës: Kujdes kur flet me mua

Në Këshillin e Mandateve po zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, çka do i hapte rrugë arrestimit të tij.

Një ndër avokatët e Berishës, Gjokutaj pyeti prokurorin Arben Kraja, se ku bazohet pretendimi se ish kryeministri ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit të ish kompleksit Partizani, nga klub sportiv në sipërfaqe banimi.

Kraja iu përgjigj duke deklaruar se pyetja e tij nuk ka liidhje me çështjen që po diskutohet në mbledhje.

Mes Gjokutajt dhe Krajës pati edhe momente tensioni, pasi avokati i drejtua prokurorit Kraja jo në emër, por “ky, ai.” Kraja i kërkoi Gjokutajt që të ruajë etikën.

“Në kërkesen tuaj vërejmë që ju i atriboheni personit nën hetim, zotit Sali Berisha faktin që ka ndikuar në vendimin për ndryshimin të destinacionit nga klub sportiv në sipërgafe banimi. Ku e mbështesni këtë pretendim tuajin? Në fashikull na rezulton ndryshe. Pretendoni se ndryshimi i destinacionit është nje veprim i kryer nga zoti Sali Berisha, si element i veprës penale të korrupsionit”, tha Gjokutaj.

“Pyetja nuk ka lidhje me objektin që po diskutojmë këtu. Është një debat që mund ta bëjmë para gjykatës kompetente. Ne kemi sjellë një kërkesë tjetër. Nuk kam përgjigje për këtë’, deklaroi Kraja.

“Unë jam avokati. I referohem fashikullit të hetimit. Prokuror, çfarë je ti, zoti prokuror thashë. Pikërisht kjo, përfitim i parregullt, ndryshimi i destinacionit, ky e quan element të anës objektive të deputetit Sali Berisha. Nuk është fyerje, përmerat përdoren për të mos përmendur emrin shpesh. Kjo kërkesë, nuk është nevoja te mblidhemi këtu, duhet kaluar në sitë. Në këtë kërkesë, duhet të gjejmë elementët, kjo është për t’u treguar juve që ka ndryshuar destinacioni, është një person tjetër që i ka firmosur këto akte, dhe ju zoti prokuror i dini shumë mirë. Janë koshientë që e kanë nisur këtë procedurrë, nuk e kanë dërguar në Parlament”, theksoi avokati Gjokutaj

360grade.al

Share: