Në një komunikim me gazetarët Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, kur thotë se është ai përgjegjës për bllokimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.
Ai tha se ka kohë që nuk i merr seriozisht deklarata e Berishës dhe se çështja në fjalë i takon drejtësisë.
“Sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishës sepse ka humbur sensin e kohës dhe realitetin. Çështja i takon drejtësisë, edhe për betimin do t’u lutesha të njiheshin me vendimin fundit të Gjykatës së Lartë. E keni dhe arsyetimin e saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjor. Pjesa tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja.
360grade.al