Në aeroportin e Bergamos mbizotërojnë ngjyrat e Ryanair.
Dy dekada më parë nisi mes tyre një bashkëpunim i cili e ktheu Bergamon në një destinacion. Ryanair udhëheq aviacionin europian si linja ajrore kryesore lowcost me 90 fluturime dhe 135 milionë pasagjerë. Por një rol të veçantë ka aeroporti i Bergamos që pësoi një shndrrim falë vizionit të qartë të RYANAIR dhe investimeve të tyre të vazhdueshme.
“Në vitin tonë të parë të punës kishim 1 milionë pasagjerë në 1998, pa Ryanair në atë periudhë. Ryanair na u bashkua në 2002 me fluturimet e para dhe në shkurt të 2003 ngriti bazën këtu dhe që nga ai moment , aeroporti u rrit. Ndryshoi rrënjësisht në mënyrë sinjifikative në 20 vite në çdo kuptim, u zgjeruan hapësirat, u shtuan udhëtarët, numri gateve, dyqaneve, parkimeve. Çdo gjë”, tha Giacomo Cattaneo, BGY Commercial Director.https://4b2c478db46aa418d9f47d011f05746f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
20 vite histori suksesi mes Ryanair dhe aeroportit të Bergamos, model i cili është projektuar të ndiqet edhe në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
Kemi ardhur të shohim nga afër në Itali një nga bazat më të rëndësishme të linjës ajrore Ryanair, që kryen 3300 fluturime në ditë në Europë dhe për fat të mirë që prej 31 tetorit ka nisur fluturimet edhe në Shqipëri në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës me 17 destinacione europiane dhe synon që në 5 vite të ketë më shumë se 15 avionë, të punësojë 5000 shqiptarë. Ndërkohë pika më e fortë e Ryanair janë biletat e lira.
“Ne mendojmë se aeroporti i Tiranës padiskutim ka potencial të madh, ndaj e nisëm punën me ta me një numër të konsiderueshëm fluturimesh. pra të ofrosh udhëtime në 17 vende të Bashkimit Europian, mendoj se tregon që Ryanair ka interes për Shqipërinë. Por ky është vetëm fillimi, ne parashikojmë të sjellim 1.6 milionë pasagjerë në vitin tonë të parë, por është e sigurt se duam të rritemi. Ne planifikojmë që për 5 vite të arrijmë 5 milionë pasagjerë e të shtojmë dhe 15 destinacione të reja”, tha Mauro Bolla, RYR Head of Communications.
Për Ryanair pasagjerët duhet të përjetojnë eksperiencë të paharrueshme gjatë udhëtimit, ndaj kujdesen që veç infrastrukturës së aeroportit me ndryshimet inovative, stafi prej 2500 pilotësh dhe 6 mijë stjuardesësh të jetë i mirëtrajnuar në 5 Akademi trajnimi, po ashtu edhe ata që bashkohen rishtaz.
Vlerat e Ryanair shkojnë përtej numrave, ku fokusi është edhe për sigurinë e udhëtarëve me ngritjen e hangarëve me kosto 50 milionë euro për mirëmbajtjen e flotës së avionëve si dhe krijimin e shkollës së inxhinierëve, duke zhvilluar tregun lokal të punës. E gjithë kjo frymë sipërmarrjeje e Ryanair po vazhdon të fluturojë me krenari për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, me Shqipërinë.
Top Channel