Home KRYESORE Sarkazma e Ylli Manjanit: Po të shpallet Edi Rama mbret?

Sarkazma e Ylli Manjanit: Po të shpallet Edi Rama mbret?

Pyetje.

Nëse Rama e shpall veten mbret dhe Shqipërinë mbretëri të tij, kush do ta ndalonte:

  1. Opozita e pamundur e Berishës?!
  2. Opozita e emëruar dhe me pagesë Lulit?!
  3. Deputetët e PS që janë të gjithë “te dentisti”?!
  4. Gjykata Kushtetuese që sapo ka marrë rrogat e larta?!
  5. SPAK-U dhe drejtësia e reformuar nga vetë Ai, mbreti dmth..?!
  6. Ambasada Amerikane që pret kontratën e radhës të lobbimit?!
  7. Shoqëria civile dhe media që dekorojnë SPAK-n kur arreston dhe intimidon mediat?!
  8. Biznesi që pret tenderin e radhës?!
  9. Apo populli trim e liridashës që shkruan ende letra kundër atyre që “shajnë mbretin”, dhe pret të punësohet si patronazhist?!

Mos më thoni që do ta ndalonte populli që ka çarë ferrën në emigracion dhe Ramën e njohin si mbret e shkuar mbretit, megjithse i ka përzënë nga territori…

Ja pra se ku gjendemi, pa ballanca, pa garanci e pa asnjë standard sigurie politike e ligjore. Kjo gjendje nuk erdhi menjëherë, por ashtu nga pak e çdo ditë…

Share: