Home Gjeo-Ekonomia Shaip Kamberi siguroi mandat në parlamentin serb, mesazhi i Begaj: Uroj që...

Shaip Kamberi siguroi mandat në parlamentin serb, mesazhi i Begaj: Uroj që roli dhe kontributi i tij t’u shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar deputetin shqiptar Shaip Kamberi, i cili në zgjedhjet e 17 dhjetorit, siguroi sërish mandat në parlamentin e Serbisë.

Begaj uron që roli dhe kontributi i Kamberit t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Kreu i shtetit ndër të tjera tha se mbështetja e Shqipërisë për Luginën nuk do të mungojë.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.

Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!

Suksese!”, shkruan Begaj.

360grade.al

Share: