Top Channel zbardh dosjen hetimore të SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzime me tenderat e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).
Tre ditë më parë, me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle personale, banesa dhe automjete të ish ministrit Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabjan Kurtulaj dhe Arben Dani.
Po ashtu, janë kryer kontrolle në disa zyra të SASPAC, në ambientet e “Gzona Restorant”, “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, shoqata “Good Health”
Kontrollet janë ushtruar pasi ndaj ish ministrit Beqaj po zhvillohet një hetim për lidhjet që ish-ministri ka pasur ose ka me këto kompani, si dhe me kontratat kur Beqaj drejtonte Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga kontrollet e ushtruara në këto depo, janë sekuestruar dokumente që i shërbejnë hetimit, e po ashtu kompjuterë, bilancet, furnizime dhe telefona.
360grade.al