Home KRYESORE Zheji: Më mirë Argita Berisha se Bardhi. Nazarko: Ajo përfaqëson një pol...

Zheji: Më mirë Argita Berisha se Bardhi. Nazarko: Ajo përfaqëson një pol të fuqishëm ekonomiko-politik, të lidhur me nderet!

Analisti Artur Zheji në emisionin “Real Story” në ABC komentoi Kuvendin e Foltores të zhvilluar më 2 dhjetor, ku e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila mori jo pak vëmendje. Duke analizuar qëndrimin dhe fjalimin e Argita Berishës, Zheji tha se do të ishte më mirë që të opozita të kishte një figurë si Argita Berisha, dhe jo një si Gazment Bardhi.

Ndërsa analisti Mentor Nazarko e vlerësoi praninë e Argita Berishës si një shfaqje më moderne se sa i ati, duke shtuar se  ajo përfaqëson një pol të fuqishëm ekonomiko-politik që është i lidhur me nderet.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Më mirë Argita Berisha, sesa Gaz Bardhi, veprimet që bëri doktori nuk ishin emëërues apo zgjedhës, por testues dhe testimi u bë. Gazi dhe grupimi i tij nuk erdhën. Ata e dinin që Berisha do të rikonfirmohej, ishte një Kongres fars, si vaki dëshpërimi. Mendoj që kandidatura e Argitës shumë më e mirë se rivalet potenciale, si formim apo komunikim publik, jo vetëm se është vajza e doktorit. Është profesioniste. Këta të tjerët janë një radhë bosh dhe aventuerierë politik të kapin çfarë të kapin. Teza që kishte, aliteracioni ishte ku gabuam dhe një reflektim shumë më modern se i babait të saj. Ishte një fjalë reflektive. Unë nuk besoj asnjë politikan. Ajo tha ‘ku gabuam ne’, ky ishte lapsusi i vetëm që bëri. Po të mos fliste në shumës, mund të ishte më ndryshe.

Skënder Minxhozi: Në një kohë tjetër thuhej sektarizmi është i dëmshëm, por liberalizmi akoma më i dëmshme.

Nazarko: Duhet të gjente një alibi përse ishte aty, ndaj edhe kishte atë fjalim, paralelizonte rrezikon e shoqërisë shqiptare me atë të ’91. Ajo donte të tregonte që ishte një rrezik i madh që e kishte detyruar të ishte aty.

Zheji: Në ADN e saj është e njëjta arrogancë që ka babai, unë do të thoja krenari.

Nazarko: Ajo kishte mesazhet e koduara me siguri, por familja Berisha ka zgjedhur të ketë role rreptësisht të përcaktuar. Berisha ka zgjedhur të bëjë agresivin, Argita Berisha nuk ishte agresive, dhe megjithatë tregoi njëlloj frikë. Por një shfaqje e saj është më moderne se sa i ati, dhe ajo përfaqëson një pol të fuqishëm ekonomiko-politik që është i lidhur me nderet. Nëse është e vërtetë akuza në kurriz të familjes, bashkëshortit të saj apo babait, atëherë ka pjesën në gjithë vendimmarrjen e rëndësishme si kryeministër që ka prodhuar mirëqenie në gjithë familjen.

360grade.al

Share: