Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield mbrojti sulmet ushtarake amerikane kundër rebelëve Houthi në Jemen, duke thënë se sulmet u kryen “për të rivendosur stabilitetin në Detin e Kuq, duke mbështetur parimet themelore të lirisë së lundrimit”.
Thomas-Greenfield tha të premten se SHBA nuk ka dëshirë të shohë më shumë konflikt në rajon, por përsëriti se “sulmet ndaj çdo anijeje në Detin e Kuq, pavarësisht nga origjina apo pronësia, janë krejtësisht të papranueshme”.
Ajo tha gjithashtu se pavarësisht pretendimeve për të kundërtën, “shumica e anijeve që Huthi kanë sulmuar nuk kanë të bëjnë fare me Izraelin”.
Ajo u bëri thirrje anëtarëve të OKB-së që të kërkojnë që rebelët Houthi të mbështetur nga Irani të ndërpresin sulmet ndaj anijeve, duke siguruar lirimin e sigurt të të gjithë ekuipazheve dhe anijeve që janë ende të mbajtura.
Top Channel