Home KRYESORE CNN shpall Piramidën e Tiranës ndër projektet më të mira arkitekturore të...

CNN shpall Piramidën e Tiranës ndër projektet më të mira arkitekturore të vitit

“Në qendër të qytetit të Tiranës, Shqipëri, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i një diktature shtypëse, këmbët e tyre që shkelin si triumf mbi të kaluarën”-nis shkrimin prestigjiozja CNN për Piramidën e Tiranës, të cilën e rendit mes projekteve më të mira të vitit.

CNN shkruan se Piramida e Tiranës është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest, e cilësuar si ndër më më spektakolarja e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder ” ose “WOW”.

‘E riimagjinuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s, ndër të tjera) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta.’-shkruan CNN.

“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen,”- Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD.

Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme.

Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

Top Channel

Share: