Home Gjeo-Ekonomia Dritan Goxhaj të rikthehet në qeli? Reagon Prokuroria: Nuk e kemi në...

Dritan Goxhaj të rikthehet në qeli? Reagon Prokuroria: Nuk e kemi në kompetencë rekursin për vendimet e Gjykatës së Apelit

Prokuroria e Tiranës ka reaguar sot pasi u raportua ditën e djeshme në media se kishin kërkuar rekurs për vendimin e Gjykatës së Apelit për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn.

Në reagim sqarohet se Prokuroria nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit. Gjithashtu më tej thuhet se deri dje, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari dhe për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.

REAGIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit D.G., bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.

360grade.al

Share: