Home Approccio Italo Albanese Duke pritur Festival di Sanremo 🎧🎙📺 🧑🏻‍🎤👩‍🎤Riccardo Cocciante

Duke pritur Festival di Sanremo 🎧🎙📺 🧑🏻‍🎤👩‍🎤Riccardo Cocciante

Nga Adela Kolea


Kantautori – një nga të preferuarit e mi – që nuk është i gjatë fizikisht, siç e pohon ai vetë është 1.58 por, ama është artist në lartësinë e duhur.
🩵🎹🎙🎼

Ai është mishërimi i origjinës së përzier, interkulturës, emigracionit etj.

Kjo pasi – pak vetë e dinë këtë – Riccardo Cocciante ka lindur në Ho Chi Minh, quajtur ndryshe Saigon, në Vietnam, më 1946.

Babai i tij, italian, e ëma, franceze.

Riccardo ka nënshtetësi të dyfishtë italo – franceze dhe në Francë e thërrasin Richard Cocciante.
Ai jetoi në Vietnam deri në moshën 11 vjeçare e më pas u vendosën si familje në Romë, Itali.

Sot ai jeton në Dublin, Irlandë.
Riccardo flet 9 gjuhë të huaja:

Frëngjisht, anglisht, italisht, spanjisht, rusisht, gjuhë koreane, gjuhë fiaminge, polonisht, gjuhë kazake.
“Në bashkimin e kulturave të ndryshme, aty qendron pasurimi ynë!” – është moto e tij.

I martuar me një franceze, në 1990 u lind një djalë. Djali sot merret me grafikë.

Riccardo ka vizituar edhe Shqipërinë, pasi ai qe fillimisht coach i Elhaida Danit, e cila edhe fitoi në edicionin e 2013-ës në talent show “The Voice of Italy”.

Që nga 1998-a, Riccardo ka qenë në 20 vende të botës, me 5400 koncerte, ndjekur nga 13 milionë spektatorë.

Muzikën, Riccardo e ka praktikuar si autodidakt, pa marrë leksione asnjëherë.

Ai pohon se nuk di të shkruajë apo të lexojë asnjë notë muzikore, pikërisht për faktin se është autodidakt e nuk ka studiuar muzikë.

Share: