Siç u lajmërua pak ditë më parë ditën e sotme në Shqipëri kanë mbërritur dyhelikopterët e parë amerikanë UH-60 “Black Hawk”.
Përmes një reagimi në rrjete sociale Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se helikopterët do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë. Po ashtu theksojnë se do të mbështesin lëvizjet logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.
POSTIMI I PLOTË:
Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.
Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.
360grade.al