Home Gjeo-Ekonomia “Koha po mbaron!”/ Të zhgënjyer nga Netanyahu, qindra mijëra izraelitë në protestë:...

“Koha po mbaron!”/ Të zhgënjyer nga Netanyahu, qindra mijëra izraelitë në protestë: Mundësoni lirimin e familjarëve të marrë peng nga Hamasi

Rreth 120,000 persona morën pjesë në një miting 24-orësh në Tel Aviv, për të shënuar 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

Numri i lartë i pjesëmarrësve e bën protestën, një nga më të mëdhatë e mbajtur në Izrael gjatë vitit të kaluar, i cili pati demonstrata të rregullta masive kundër planit të diskutueshëm të qeverisë për të ndryshime në sistemin e drejtësisë.

Familjarët e pengjeve paralajmëruan se koha për të shpëtuar të dashurit e tyre po mbaronte dhe shprehën zhgënjimin e fortë ndaj qeverisë, e cila sipas tyre nuk po bën sa duhet për të shpëtuar ata që “la pas dore” më 7 tetor, kur rreth 240 persona u rrëmbyen në Gaza nga terroristët palestinezë.

360grade.al

Share: