Home Gjeo-Ekonomia Helikopterët “Black Hawk” në Tiranë/ Ambasada Amerikane: Do mbështesin lëvizjet logjistike të...

Helikopterët “Black Hawk” në Tiranë/ Ambasada Amerikane: Do mbështesin lëvizjet logjistike të NATO-s për operacione e stërvitje

Siç u lajmërua pak ditë më parë ditën e sotme në Shqipëri kanë mbërritur dyhelikopterët e parë amerikanë UH-60 “Black Hawk”.

Përmes një reagimi në rrjete sociale  Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se helikopterët do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë. Po ashtu theksojnë se do të mbështesin lëvizjet logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

POSTIMI I PLOTË:

Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA.

Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

360grade.al

Share: