Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë në shqyrtim çështje e luftës së Izraelit në Gaza.
Al-Jazeera raporton se pjesë e trupës, do të jetë edhe gjykatësi i cili do të shqyrtojë çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit, është Aharon Barak, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit.
Barak, me shtetësi izraelite, është i njohur si një nga personat të cilët i kanë mbijetuar Holokaustit.
87-vjeçari, është pjesë e trupës gjyqësore që do të vendosin nëse do të lëshohet një urdhër i përkohshëm që kërkon që Izraeli të ndalojë luftën e tij.
Kujtojmë se urdhra të tillë janë ligjërisht të detyrueshëm, por jo gjithmonë të zbatueshëm.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë këtë javë do të fillojë të dëgjojë akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit, në lidhje me gjenocidin që po kryhet ndaj palestinezëve në Gaza.
360grade.al