Home KRYESORE Kreshnik Hajdarin dhe Qerim Ismailin i bashkon i njëjti fat, dy kryebashkiakët...

Kreshnik Hajdarin dhe Qerim Ismailin i bashkon i njëjti fat, dy kryebashkiakët konsiderohen fajtorë, por asnjëherë të dënuar

Kryebashkiakun e Kuçovës dhe të Mallakastrës i bashkon i njëjti fat, të dy konsiderohen fajtorë nga drejtësia, por të dy në finale nuk do të konsiderohen asnjëherë të dënuar.

Kreshnik Hajdari i Kuçovës u dënua me punë në interes publik, ashtu si edhe më herët Qerim Ismaili, një version ky që nëse qëndron në fuqi edhe në Apel, do të thotë se në gjendje gjyqësore ai do të rezultojë i padënuar.

Mbas pretencës së SPAK dhe dëgjimit të avokatit, gjykata deklaroi një vit burg për Hajdarin që e pezulloi me 150 orë punë në interes publik. Se ku do të punojë kryebashkiaku, atë do ta caktojë Prokuroria e Posaçme, ashtu siç vendosi për Ismailaj, i cili punoi për disa orë në muzeun e Fierit.

SPAK tha se Hajdari rezulton i dënuar në 23 qershor të vitit 1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Janinës, sepse ka hyrë në Greqi pa leje. Si i gjykuar me të mitur, Kreshnik Hajdari mori në atë kohë masën riedukuese të qortimit, por këtë dënim nuk e deklaroi në formularët e dekriminalizimit. Më herët KQZ nuk pranoi t’ja heqë mandatin, pasi kishte praktikë të konsoliduar, që sërish ishte kazusi i Mallakastrës.

Në të dyja rastet, kryebashkiakët me gjithë dënimin do ta vazhdojnë detyrën.

Top Channel

Share: