Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Opozita të njëjtin skenar/ Dështon mbledhja e Komisionit të ‘Zgjedhores’, gjeste dhe...

Opozita të njëjtin skenar/ Dështon mbledhja e Komisionit të ‘Zgjedhores’, gjeste dhe akuza, momentet ‘pikante’ nga përplasja mes palëve

Teksa sot do të mblidhej Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, mbledhja ka nisur me debate të forta, duke bërë që ajo të shtyhej.

Në një kohë kur në sallën e komisionit, në Kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm deputetë të opozitës dhe të maxhorancës, ata janë përplasur me kolegët e tyre socialistë, ndërsa nuk kanë munguar akuzat. Mbledhja në fjalë do të drejtohej nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE ne vendin tone. Siç duket opozita do të vijojë me të njëjtin skenar, ndërsa edhe sot bllokoi punimet, ndërsa nuk munguan as gjestet me duar mes palëve.

KALENDARI I PUNIMEVE
Në kalendarin e punimeve që disponon Gazeta Panorama Online ishin parashikuar 4 pika për t’u diskutuar dhe miratuar. Pika e parë ishte seanca dëgjimore me parti politike, OJF vendase dhe organizma ndërkombëtarë në Shqipëri në mënyrë që ata të paraqesin mendime, sugjerime dhe propozime lidhur me Reformën Zgjedhore, bazuar dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Share: