Ka përfunduar nënshkrimi i peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore të vendit, të banuara me popullatë shumicë serbe.
Sanja Kërtiniç, ka konfirmuar për KosovaPress, se nënshkrimi i peticionit në Komunën e Mitrovicës Veriore ka përfunduar të premten.
Sipas Kërtiniç, numri i nënshkrimeve të nevojshme është arritur brenda tre ditëve, përkatësisht nga 16 deri më 18 janar. Ajo nuk ka saktësuar numrin e nënshkrimeve të grumbulluara, por tha se ka më shumë sesa është e nevojshme.
“Falënderoj qytetarët të cilët gjatë tre ditëve dolën masovikisht për të nënshkruar peticionin. Jam e bindur se është tejkaluar numri i nevojshëm që është 3 mijë e 640”, ka thënë Kërtiniç.
Edhe në Komunën e Leposaviçit ka përfunduar nënshkrimi i peticionit të shtunën, ndërsa sot anëtarët e grupeve inicuese, kanë konfirmuar përfundimin e peticionit edhe në Zveçan e Zubin Potok. Në anën tjetër, grupet inicuese obligohen që këto nënshkrime t’i dorëzojnë sot tek kryesuesit e Kuvendeve Komunale.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin shprehet se deri në këto momente kur po raportojmë, nuk ka pranuar peticionin me nënshkrime. Edhe në Komunën e Leposaviçit ka përfunduar nënshkrimi i peticionit të shtunën, ndërsa sot anëtarët e grupeve inicuese, kanë konfirmuar përfundimin e peticionit edhe në Zveçan e Zubin Potok.
Në anën tjetër, grupet inicuese obligohen që këto nënshkrime t’i dorëzojnë sot tek kryesuesit e Kuvendeve Komunale. Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, i ka thënë KosovaPress-it, se deri në këto momente kur po raportojmë, nuk ka pranuar peticionin me nënshkrime.
“Deri tani nuk kam pranuar asgjë. Pres që ndoshta deri në ora 16:00 të ndodhë kjo”, ka thënë shkurtimisht Uglanin.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3 mijë e 640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të Komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18 mijë e 199 persona me të drejtë vote. Në Komunën e Leposaviçit të drejtë vote kanë 13 mijë e 441 persona, që do të thotë se të paktën 2 mijë e 689 prej tyre duhet ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit.
Në Zubin Potok peticionit duhet t’i përgjigjen së paku 1 mijë e 347 votues, që është 20 përqind nga 6 mijë e 732 të votuesve të regjistruar. Ndërsa në Zveçan, që peticioni të jetë i suksesshëm, duhet të nënshkruhet nga së paku 1 mijë e 411 persona.
Top Channel