Home Gjeo-Ekonomia Politikani kundër luftës në Ukrainë nxit rusët ta ndihmojnë të kandidojë kundër...

Politikani kundër luftës në Ukrainë nxit rusët ta ndihmojnë të kandidojë kundër Putin

Boris Nadezhdin kërkon që Kremlini të bëjë paqe me Ukrainën dhe Perëndimin

Një politikan opozitar rus që kundërshton luftën në Ukrainë ka nxitur së fundmi mbështetësit e tij ta ndihmojnë për të sfiduar presidentin Putin në zgjedhjet e marsit.

Ish-deputeti Nadezhdin ka nevojë për të paktën 100 000 firma nga të paktën 40 rajone të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat në zgjedhjet e vështira. Rrjeti britanik The Times shkruan se në disa qytete të mëdha ruse kishte radhë për të regjistruar mbështetjen ndaj kandidatit opozitar.

60 vjeçari është mbështetur gjithashtu nga një numër opozitarësh të Kremlinit të larguar nga vendi, duke përfshirë dhe liderin e burgosur opozitar Alexsei Navalni, dhe ish-biznesmeni i energjitikës Mikhail Kodorkovski që është tashmë nga kundërshtarët kryesorë të Putin.

Nadezhdin ka qenë deputet nga viti 1999 deri ne 2003, dhe ka punuar nga afër me Sergei Kiriyenko, ndihmës i lartë i Putin që kujdeset për politikat e brendshme të Kremlinit.

Nadezhdin ka shprehur shpesh kritikat e tij ndaj Luftës në televizion, duke ofruar pikëpamje liberale për zhvillimin e Rusisë.

“Putin bëri gabimin fatal duke nisur operacionin special ushtarak. Asnjë nga objektivat e tij nuk janë përmbushur,” thuhet mes të tjerash në programin partiak të Nadezhdin.

Për Kremlinin, pjesëmarrja e tij mund të jetë një mjet për të matur ndjesinë publike ndaj luftës ose kundër saj, ndërsa për mbështetësit është një mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tyre me pushtimin dhe për fushatën e shtypjes së opozicioni në Rusi.

Qindra raportohet se janë arrestuar në Rusi për deklarata kundër luftës.

“Njerëzit këtu në radhë po nënshkruajnë me shpresë dhe po shikojnë se nuk janë vetëm,” tha nga Berlini analistja Ekaterina Schulmann.

Ekspertët shtojnë se përpjekja e Nadezhdin nuk është e thjeshtë pasi për lobin pro-luftë ai është armiku.

“Unë nuk frikësohem nga asgjë,” tha Nadezhdin në një video-bisedë me Schulmann të postuar online. “Kam parë shumë njerëz që më mbështesin, nuk jam më vetëm”.

Top Channel

Share: