Home Gjeo-Ekonomia Pompeo: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe me Trump

Pompeo: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe me Trump

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, edhe nëse ish-presidenti republikan Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur gjatë një vizite në Tokio, Pompeo tha se Uashingtoni nuk është tërhequr kurrë nga aleatët dhe partnerët e tij gjatë presidencës së Trump 2017-2021, pavarësisht pikëpamjeve se ish-shefi i tij do të shkurtonte ose ngrinte ndihmën për Kievin nëse rikthehej në pushtet.

Pompeo theksoi se anëtarët e Partisë Republikane kanë shumë pikëpamje të ndryshme politike, por se ata gjithmonë e kanë kuptuar rolin e SHBA-së në botë dhe përgjegjësitë e saj.

360grade.al

Share: