Moderatori Drini Zegjo përmes një fjalimi tepër emocionues ka rrëfyer arsyet e largimit nga Big Brother VIP, pak ditë pasi ishte bërë pjesë e formatit.
“Të tjera plane bën, të tjera plane ndodhin dhe të tjera plane ka bërë Zoti për ty”, tha Drini ndërsa vuri në dukje se u largua për shkak të një problemi familjar.
Mirëpo, krahas largimit, Drini ka rrëfyer edhe arsyen pse mori pjesë në Big Brother VIP: ishte për të gjetur lumturinë.
“Të tjera plane bën, të tjera plane ndodhin dhe të tjera plane ka bërë Zoti për ty referuar situatës në studio. Kur lindim, fëmijët janë të gjithë të lumtur. Me kalimin e viteve dikush e humbet lumturinë, dikush e fsheh në një sirtar, dikush e fsheh diku tjetër, dikujt ja marrin, e rëndësishme është që të mos humbasim asnjëherë lumturinë tonë, ta kërkojmë në të gjithë sirtarët, ta kthejmë botën përmbys, ta kthejmë lumturinë përmbys dhe unë këtë doja të bëja. Doja që përmes Big Brother të gjeja lumturinë time, por edhe të njerëzve që ishin jashtë”- tha Drini, ndërsa është përlotur teksa ka parë klipin e banorëve që tregonin vlerësimin për të dhe fjalët motivuese pas largimit të tij nga formati.
Top Channel