Home KRYESORE Vdekja e njē 18 vjeçare nga Kavaja, yll i bukur, nga ataku...

Vdekja e njē 18 vjeçare nga Kavaja, yll i bukur, nga ataku në zemēr ishte vdekja e radhës?!

Nga Mirela Jorgo!


Im shoq vdiq nga ataku nē zemër nē 25 dhjetor , ditēn e Krishtlindjeve , duke dalë shëtitje nga liqeni.
Po atē ditë nga liqeni vdiq njē grua 65 vjeçare e cila ishte njē frekuentuese e rregullt e liqenit , me atak nē zemēr.

I ndjeri Tan Mezini vdiq nga ataku nē zemēr.
Po ato ditē njē miku jonē vdiq nē gjumē nga ataku nē zemēr.

Brenda njē muaj nē varrezat e Sharrēs ështē mbushur kodra ku varrosa tim shoq.
Mosha mesatare ēshtē relativisht e re.
Im shoq ishte 50 vjeç.

A ka ndonjē studim apo statistikē çfarē po ndodh me atakun nē zemēr?

Shqetēsohet njeri për kētë apo kur ti bjerē mortja tek shtēpia?

Stresi qē jetojnē njerēzit nga pasiguria e sē ardhmes, e punēs, e fēmijēve,, marrēdhēniet teje tē tensionuara me njëri tjetrin, ushqime tē pakontrolluara etj etj , medicamente te skaduara ….

Diskutohet nē media kjo çështje apo varja.
Rēndēsi ka tē mos ndizen flakadanët e Salianjit nē Kuvend tē cilët po pengojnē amnistinē dhe shumē ligje maskaradē po na nxijnē jetēn dhe po na marrin frymēn.

Dhimbja ime dhe sprova qē po kaloj me fēmijēt ështē shumē e madhe .

Ama nuk kam vdekur ende tē mos reagoj.

Për tē marrē autopsinē e tim shoqi duhet tē kesh mik dhe para tek Instituti i Mjekēsisē Ligjore sepse numri i tē vdekurve shkon nga 20 nē ditē.
Nuk kam as mik dhe as para tē jap.

Kush qan hallin për kētē?
Prit mē thonē, se kur tē na jepet mundēsia ta shohim me ” prioritet”.

As tē vdesēsh nuk tē lēnē.😞
Duhet tē kesh mik dhe për të gjetur gropën ku tē varrosesh.

Share: