Nga Irena Beqiraj
Shqipëria harxhon rreth 800 Euro ne vit për një nxënës (5 -18 vjeç), ndërkohë që për arsimin publik harxhon 3.3% të PBB -së, ç’ka është edhe më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë që për të mbajtur një të burgosur, Shqipëria harxhon rreth 620 euro në muaj.
Një i burgosur në një vit na kushton aq sa do të kushtonte edukimi i 9 fëmijeve për të njejtën periudhë, referuar se çfarë shteti investon sot për edukimin.
Ndërsa paskemi vendosur të dënojmë deri në 3 vjet burg burrat që ushtrojnë bigaminë, mos do te ishte më mirë të edukonim më shumë 9 vajza, në mënyrë që t’i bënim ato të zonjat e vetes, të pavarura nga burrat dhe të afta e dinjitoze?
LIbri, lapsi dhe mësuesi mund ta ndryshojnë botën e një gruaje dhe jo burgu për burrat !
PS. Merrni ndonjë atropolog a sociolog, t’ju shpjegojë se pse natyra njerëzore është poligame, përfshirë edhe gratë, por, zbatimi i regullave të teorisë standarde të martesës që bazohet tek ekonomiksi i saj, janë ato që kanë mbajtur institucionin e lidhjes monogame në këmbë.