Nga Irena Beqiraj
Cfarë është dashuria ? E kam konsideruar gjithmonë një pyetje të veshtirë , sepse vet dashuria është një gjendje mendimi e vazhduesheme. Ndaj në një shënim të shkurtër ju përgjigja kështu sime bije :
“Dashuria është një çmenduri e përkohshme, e cila kurohet nga martesa !
Duket e dhimshme ? Por kjo është dashuria. Dashuria nuk është gulçim, nuk është eksitim, nuk është pasion i përjetshëm, nuk është dëshira për t’u çiftuar çdo minutë të ditës, nuk është të rrish zgjuar natën duke imagjinuar sesi ai do të të puthë . Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Kjo është thjesht të jesh “e/i dashuruar”, gjë që çdo budalla mund të arrijë ta bëjë. Dashuria është ajo që mbetet kur të qenit e dashuruar është shuar! Dashuria mund të klasifikohet edhe si art por edhe një aksident fatlum.
E pra, dashuria nuk është kurrë një investim i sigurt. Të duash shumë do të thotë të jesh e pambrojtur. Nëse dashuron , zemra jote me siguri do të shtrydhet dhe ndoshta dhe do të thyhet. Nëse dëshiron ta mbash të paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe.
Mbështille zemren tënde me kujdes me hobe të panevojshme, shmang të gjitha ndërlikimet, siguroje kështu të mbyllur në arkivolin e egoizmit tend. Në atë arkivol të sigurt, të errët, të palëvizshëm, pa ajër zemra jote do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pandreqshme.
E pra mbrojtja e vetme ndaj tragjedisë, ose të paktën ndaj rrezikut të tragjedisë, është dënimi.
I vetmi vend ku mund të jesh plotësisht i sigurt nga të gjitha rreziqet dhe shqetësimet e dashurisë, është jashtë Parajsës, shkurt Ferri.
Ndaj dashuro ! Duke dashuruar akoma më thellë, mëson se dashuria nuk ka një formë të vetme. Edhe kjo nuk është tragjedi, por pjesë e mrekullisë së vazhdueshme të jetës dhe rritjes. Të gjitha dashuritë janë procese transformimi, zgjerimi dhe duhet të krijojnë vazhdimisht forma të reja. Mos kërko dashuri statike , të përjetshme sepse Zoti i dashurisë është ndryshimi!