Kenneth Chesebro, avokati i të djathtës që ndihmoi në hartimin e “komplotit të zgjedhësve të rremë kolegjiale” gjatë fushatës Trump në 2020, ka fshehur komunikime në rrjetet sociale nga prokurorët e Michigan, të cilat reduktojnë rolin e tij në skemën e konsideruar subversive të zgjedhjeve, zbulon sonte një investigim i rrjetit të majtë amerikan CNN KFile.
Chesebro kishe mohuar përdorimin e Twitter, tashmë i njohur si platforma X, apo zotërimin e identiteteve të tjera në rrjet, kur u pyet nga prokurorët e Michigan vitin e shkuar, sipas dëshmisë në intervistën e tij, shkruan CNN.
Por në fakt Chesebro ka lidhje me një llogari sekrete bankare ku përfshihen detajet e tij personale, biografike, të punës familjes, udhëtimeve e investimeve. Llogaria sekrete me emrin e përdoruesit ‘BadgerPundit’, shfaq shumë interes në proceset e Kolegjit Elektoral dhe me aktivitetet private të Chesebro asokohe.
Një postim i saj në rrjetin Twitter para zgjedhjeve të 2020 promovon një strategji shumë më agresive subversioni sesa ai lë të kuptojë në intervistën e Michigan.
Avokatët e Chesebro konformojnë për CNN se llogaria BadgerPundit i përket vetë Chesebro, ku ai bënte një “rrjedhë natyrale të ndërgjegjies së tij” dhe ku jepte teoritë e tij për zgjedhjet, njëkohësisht duke insistuar se nuk kishte lidhje me punën e tij ligjore për fushatën e Trump.
“Kur ai bënte punën vullnetare për fushatën ishte specifik dhe në stil avokati siç e shohim përditë, jepte këshillat ligjore bazuar në ato që ishin legjitime, përkundër atyre që thoshte në llogarinë BadgerPundit,” thotë një nga prokurorët Robert Langford.
Chesebro nuk ëstë akuzuar ende për krime në Michigan dhe në dhejtor dha intervitën te prokurori, ku e përshkruante veten si një i moderuar që ishte shkarkuar nga fushata e Trump prej avokatëve të tij “më radikalë”.
Chesebro i tha hetuesve se i konsideronte ‘zgjedhësit kolegjiale republikanë si një plan emergjence’ për të pasur gati, në rast se fushata e Trump fitonte ndonjë nga 60 paditë që sfidonin rezultatin e zgjedhjeve.
Ai u tha hetuesve gjithashtu se në fushatën e Trump kishte bërë të qartë se “legjislaturat e shteteve nuk mund të tejkalojnë vendimet e gjykatave”.
Por disa ditë pas zgjedhjeve të 2020, llogaria BadgerPundit shkruante se betejat ligjore nuk kanë rëndësi dhe se legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga republikanët duhet të dërgojnë zgjedhësit e tyre kolegjiale dhe se ish-zv. presidenti Mike Pence duhet t’i përdorë ato për t’i dhënë fitoren Trump.
“Duhet të shikojmë panoramën e madhe. Trump s’ka nevojë për gjykatat për t’u shpallur fitues. Ai vetëm duhet të bindë legjislaturat republikane se zgjedhjet janë manipuluar sistematikisht, prandaj duhet të emërohen zgjedhësit kolegjiale,” shkruante llogaria BadgerPundit më 7 nëntor 2020, ditën kur mediat shpallën fitoren për Joe Biden.
E megjithatë me prokurorët e Michigan, Chesebro kishte thënë të kundërtën, duke pretenduar se gjithçka vendosej nga gjykatat.
Pas zgjedhjeve 2020, BadgerPundit kishte bërë më shumë se 50 postime ku thuhej se zv. presidenti Pence kishte fuqinë të numëronte anëtarët e kolegjit që ishin me Trump, sipas analizës së programit CNN KFile.
Chesebro u kishe thënë gjithashtu hetuesve se “ishte keqdrejtuar” nga fushata e Trump e cila i kishte fshehur planin, të cilin ai e kishte kuptuar vetëm momentet e fundit, pra që fushata do të përdorte anëtarë të rremë kolegji, cilido të ishte rezultati zgjedhjeve.
Kjo ide ishte ngritur fillimisht në një artikull të shtatorit 2020 në rrjetin The Atlantic, ku citohej “këshilltari ligjor i Trump” që përmendte përdorimin e anëtarëve alternativë të kolegjit për të përmbysur një humbje të mundshme të Trump.
I pyetur nga prokurorët e Michigan mbi artikullin e The Atlantic, Chesebro tha se nuk kishte dijeni. Por të njëjtën ditë llogaria BadgerPundit komentonte se e mbështeste planin.
Avokatët e Chesebro pranonin në një intervistë me CNN se “duket që ka një konflikt” mes postimeve të tij dhe atyre çka u kishte thënë prokurorëve në Michigan dhe se disa nga teoritë që ai mbështeste online “nuk përputheshin” me këshillat ligjore për fushatën Trump.
Disa nga postimet anonime të Chesebro ishin raportuar dhe nga rrjete të tjera si Talking Points Memo, por BadgerPundit u kthye në një llogari private në 2022.
Chesebro u padit bashkë me Trump për ndërhyrje në zgjedhje në 2020 në Georgia, dhe në tetor pranoi një akuzë falsifikimi dokumentesh. Nuk dihet nëse asokohe ai u pyet për llogaritë në rrjetet sociale.
Hetuesit e Michigan siguruan bashkëpunimin e Chesebro në dhjetor pasi kishin ngritur akuza ndaj 16 votuesve të rremë të kolegjit në këtë shtet.
Edhe pas traziurave në Capitol më 6 janar 2021, Chesebro insistonte se Pence kishte pushtetin për të zgjedhur votuesit kolegjialë pro-Trump por ai “hiqej sikur i kishte duart e lidhura.”
BadgerPundit kishte postuar më 7 janar2021, “Nuk është i vogël argumenti se ligji për numërimin elektoral është anti-kushtetues deh se zv. presidenti ka pushtetin të numërojë, ashtu siç ka bërë më parë dhe Jefferson. Pence mudn të kishte tentuar por pretendonte se i kishte duart e lidhura. Ndërsa Trump beson se ka fituar!” //CNN’s Selwyn Rocha// FOTO GALERI 1/2