VEPRA E POETIT MATET ME PËRJETËSINË
Nga Roberto Martiko
Lexova rastësisht një poezi të përkthyeses dhe poetes Valbona Jakova e cila, kohët e fundit, ka marrë çmimin “PREMIO D’ORO” në poezi dhe çmimin e parë për librin “Në Kreshtën e “Zemrës”, (“Sul Crinale Del Cuore”) në Itali, në qytetin e Firences, vendlindja e Rilindjes Shpirtërore Evropiane.
Poezia titullohet “Ribelohem” dhe më bëri shumë përshtypje, pasi Valbona futet në një temë mjaft thelbësore siç është ajo e pjesëmarrjes së Njeriut në revoltë. Sigurisht fjala rebel nuk është më e mira për ta përdorur, në mënyrë të efektshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e një shoqërie më të mirë. Krejt ndryshe, kur Valbona, flet për rebelizëm, i jep kuptimin e revoltës shpirtërore të njeriut fisnik, të përgjegjshëm për fatin e të tjerëve.
Finalja e poezisë jep një zgjidhje krejt ndryshe nga sa mund të përfytyrohet.
Si çdo individ me mendje të hapur, që iu ka dhënë lamtumirën ideve të grupit të mbyllur, Valbona, dhe ajo, ndien revoltën në shpirt. Rebelohet kur të tjerët vuajnë. Rebelohet kundër të pasurve sidomos në vendet pa ligje të forta, ku vepron fuqia e më të fortit, si në Shqipëri, që bllokojnë plazhet për njeriun e thjeshtë. Rebelohet nga shkatërrimi i pyjeve me pasoja të rënda në sistemin ekologjik, dhe për kafshët, që përbëjnë një tjetër ndjeshmëri të saj. Rebelohet nga aktet e shëmtuara të shfaqjeve të dashurisë në marrëdhëniet e çiftit, pasojë e instinkteve më të pakontrolluara të shoqërive primitive. Të gjitha këto revolta i bëjnë thirrje Njeriu të fisnikërohet në ndjenja dhe në sjellje.
Valbona përfundon poezinë me fjalët e zgjedhura: “Faleminderit rebelim, / që më more zemrën / dhe më le arsyen!” Duken si fjalë të thjeshta por kanë lidhje direkt me të ardhmen e njeriut. Nuk ka fjalë më monumentale nga këto. Pikërisht konceptimi i bazuar te “Arsyeja” qëndron në themelin e Rilindjes Shpirtërore, që ndryshoi fatin e miliona njerëzve në Perëndim. Shpëtoi njeriu nga Mesjeta, nga Ferri i Vetvetes. Arsyeja shpëtoi zemrën njerëzore nga instinktet e pakontrolluar me natyrë kafshërore.
Përveç kësaj, Valbona me poezinë e saj të kujton edhe një nga filozofët më të mëdhenj të botës siç ishte Emanuel Kanti, Nuk kishte individ më të rregullt nga i mbiquajturi “filozof i Moralit”, kur e shikoje çdo ditë, në orën dy të mesditës, në rrugë, për të blerë gazetën, që sillte lajme nga Franca. Dilte nga shtëpia në të njëjtën orë, saqë thuhej për të, në mënyrë admiruese, se njerëzit, që shikonin, rregullonin sahatet. Ishte koha e revolucionit frëng kur priteshin koka në gijotinë dhe egërsia ishte në një kulm të jashtëzakonshëm.
Kaq shumë ishte i interesuar Kanti, për të mësuar lajme nga Parisi, që shënonin lindjen e një Epoke të re për njerëzimin. Janë gjëra që vetëm mendjet e prira për të hyrë në themelin e gjërave mund t’i kuptojnë. Në këtë mënyrë, artistët më të mëdhenj të botës, vrojtues të përjetshëm të Kohës, ndodhitë historike, të trajtuara artistikisht, i bëjnë të përjetshme në krijimtari.
Pikërisht në këtë kohë, Kantit i lindi ideja se njeriu me ndjenjë përgjegjësie për të tjerët, mund të reduktojë gjakderdhjen, d.m.th. vëllavrasjen. Kjo ndodh vetëm kur brendësohen gjërat në shpirt dhe njeriu nuk mbetet brez pas brezi në sipërfaqen e pathelluar të gjërave. Ky mendim gjeti më shumë përkrahje në vendet e Evropës Veriore, duke u bërë tipar dallues në qytetërimin dhe kulturën e tyre.
Në këtë frymë e shkroi librin e famshëm “Njeriu i Revoltuar” edhe gjiganti i letërsisë botërore Albert Kamy, që bëri Zhan-Pol Sartrin ta “shkishëronte”. Sepse, ky i fundit, nuk mund të bënte dot dallimin midis Francës dhe vendeve të Evropës Veriore dhe Qendrore. Kërkonte lirinë prej zgjidhjeshpolitike me gjenin e tmerrit, që Koha në Evropën e Rilindur i përgënjeshtroi.
Pra, “Arsyeja” e gjigantëve më të mëdhenj të botës, ku bashkohen edhe vargjet e poeteshës së talentuar, Valbona Jakova, në trajtën më të thjeshtuar mësojnë se në një revoltë duhet të marrësh pjesë. Pa diskutim! Veçse kujdesu se mbas asaj që ndjenjat dhe jo logjika të këshillon, mund të vijë një diktaturë gjysmë shekullore. Mund të vijë një e keqe tmerruese siç ndodhi në Shqipëri. Erdhi një diktaturë marramendëse, që me urrejtjen dhe shpirtin e përçarë akoma më keq, transformoi në një mënyrë të tmerrshme njeriun. Ktheu kohën e shoqërisë shekuj të tërë pas.
Mund edhe ta evitoja fjalën e “talentuar” për Valbonën, pasi është vetë përdorimi i saktë i fjalës poetike që mund të kapë majat më të larta të Kulturës Universale të Qytetërimit Perëndimor. Përmban mjaft ARSYE shprehja latine VERBA VOLANT, SCRIPTA MANENT, që do të thotë se FJALA FLUTURON NDËRSA SHKRIMET MBETEN.
Sekreti i suksesit të fjalës së shkruar me ARSYE, ështëpërjetësia.
QUANDO LA POESIA RICORDA I SIMBOLI PIÙ POTENTI DELLA VITA
L’OPERA DEL POETA SI MISURA CON L’ETERNITÀ
Ho letto per caso una poesia della traduttrice e poetessa Valbona Jakova, che recentemente è stata Insignita di un Titolo Onorifico della Giuria con “ IL Fiorino D’ORO” in contemporanea con il Primo Premio per il suo ultimo libro di poesie :”Sul Crinale Del Cuore” in Italia, nella città di Firenze, culla del Rinascimento Spirituale Europeo.
La poesia si intitola “Mi ribello” e mi ha colpito molto, poiché Valbona entra in un tema molto essenziale come la partecipazione dell’Uomo alla rivolta. Certamente la parola ribelle non è la migliore da usare, in modo efficace, quando si tratta di costruire una società migliore. Ben diversamente, quando Valbona, parla di ribellione, dà il significato della rivolta spirituale di un uomo nobile, responsabile del destino degli altri. Il finale della poesia dà una soluzione del tutto diversa da quella che si potrebbe immaginare.
Come ogni individuo di mentalità aperta che ha detto addio alle idee del gruppo chiuso, Valbona, anche lei, sente la rivolta nella sua anima. Si ribella quando gli altri soffrono. Ribellarsi ai ricchi, soprattutto nei paesi senza leggi forti, dove agisce il potere dei più forti, come in Albania, che bloccano le spiagge all’uomo comune. Si ribella alla distruzione delle foreste con gravi conseguenze per il sistema ecologico, e per gli animali, che costituiscono un’altra sua sensibilità. Si ribella agli atti brutti delle manifestazioni d’amore nel rapporto di coppia, conseguenza degli istinti più incontrollati delle società primitive. Tutte queste rivolte chiamano l’uomo ad essere nobile nei sentimenti e nel comportamento.
Valbona conclude la poesia con le parole scelte: “Grazie ribellione, / che mi hai preso il cuore /e mi hai lasciato la ragione!”. Sembrano parole semplici, ma riguardano direttamente il futuro dell’uomo. Non ci sono parole più monumentali di queste. Proprio il concetto basato sulla “Ragione” è alla base del Rinascimento Spirituale, che cambiò il destino di milioni di persone in Occidente. Salvò l’uomo dal Medioevo, dall’Inferno di Se stesso, di quella interiorità dentrodi Sé. La ragione ha salvato il cuore umano dagli istinti incontrollati provenienti della natura animalesca.
Inoltre Valbona con la sua poesia ricorda uno dei più grandi filosofi del mondo come Emanuel Kant. Non c’era individuo che rispettava le regole più del cosiddetto “Filosofo della Morale”, quando lo guardavano ogni giorno, alle due del pomeriggio per strada, a comprare il giornale, che portavano notizie dalla Francia. Usciva di casa alla stessa ora, tanto che di lui si diceva, con ammirazione, che quelli che lo guardavano, iniziavano a regolare gli orologi. Era il periodo della rivoluzione francese, quando le teste venivano tagliate sulla ghigliottina e la ferocia raggiungeva il culmine massimo di livelli incredibili.
Kant, era tanto interessato per avere in continuazione notizie da Parigi, si tratta dunque di quelle novità che segnavano la nascita di un’Epoca nuova per l’umanità. Sono questioni che solo le menti inclini a determinate propensionihanno la chiave per entrare nella sostanza delle cose, possano capire. In questo modo, i più grandi artisti di questo mondo, gli eterni osservatori del Tempo, gli eventi storici, trattati artisticamente, li rendono eterni nelle loro creatività.
Fu in questo periodo che Kant ebbe l’idea che una persona con un senso di responsabilità verso gli altri può ridurre lo spargimento di sangue, dunque il fratricidio. Ciò accade solo quando le cose vengono interiorizzate nella profondità dell’anima e l’uomo non rimane, generazione dopogenerazione, sulla inutile superficie delle cose chiuse. Questa opinione trovò maggiore sostegno nei paesi del Nord Europa, diventando un tratto distintivo della loro civiltà e cultura.
Con questo spirito, il gigante della letteratura mondiale Albert Camy scrisse il famoso libro “L’uomo ribellato”, che indusse Jean-Paul Sartre a “scomunicarlo”. Perché quest’ultimo non riusciva a distinguere la differenza tra laFrancia e i paesi dell’Europa Settentrionale e Centrale. Cercava la libertà attraverso una soluzione politica con il gene del terrore, cosa che il Tempo in Europa Rinascimentale gli ha negato.
Così, la “Ragione” dei più grandi giganti del mondo, che comprende anche i versi della talentuosa poetessa Valbona Jakova, insegna nella forma più semplice che bisogna partecipare a una rivolta. Senza discussione! Ma attenzione che dopo quello che vi consigliano i sentimenti e non la logica, può arrivare una dittatura di mezzo secolo. Potrebbe arrivare un male terribile, come è successo in Albania. Venne una dittatura vertiginosa, che, con odio e uno spirito di dividereancora peggiore, trasformò l’uomo in modo terribile. Ha riportato indietro di secoli il tempo della società.
Potrei addirittura evitare la parola “talentuosa” per Valbona, poiché è l’uso esatto della parola poetica che riesce a cogliere le vette più alte della Cultura Universale della Civiltà Occidentale. Contiene una bella RAGIONE la locuzione latina VERBA VOLANT, SCRIPTA MANENT, che significa che LE PAROLE VOLANO, GLI SCRITTI RIMANGONO.
Il segreto del successo della parola scritta con la RAGIONE, è l’eternità.