Home KRYESORE Një vit nga tragjedia e Tempes, kambanat e kishave do të bien...

Një vit nga tragjedia e Tempes, kambanat e kishave do të bien 57 herë në nder të viktimave, Greqia në grevë 24-orëshe

Në të gjitha kishat e Greqisë do të bien kambanat sot në orën 10:00 në kujtim të personave që humbën jetën në aksidentin e Tempes. Kambanat do të bien 57 herë, aq sa të vdekurit e tragjedisë, me këtë lëvizje që është bërë pas një kërkese të kryetares së Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Tempos, Maria Karystianou.

Pas pranimit të kërkesës së saj, Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë njoftoi me një deklaratë të gjitha kishat e Greqisë për këtë nismë.

Ndërkohë, sindikatat njoftuar një grevë 24-orëshe, ku gjithçka është e mbyllur, nga metrotë te trenat, tramvajt, apo dhe shërbimi taksi, ndërsa linjat e avionit vijojnë të jenë të hapura.

360grade.al

Share: