Home Gjeo-Ekonomia Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i vë flakën vetes

Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i vë flakën vetes

Një burrë i ka vënë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në veriperëndim të Uashingtonit, DC. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, thonë zyrtarët.

Ai “u neutralizua” nga anëtarët e divizionit të Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha një oficer i informacionit publik për The Independent. Më pas, i lënduari u transportua në një spital lokal me lëndime të rrezikshme për jetën.
Ky incident duket të jetë rasti i dytë i tillë jashtë një ambasade izraelite në muajt e fundit. Një protestues i vuri flakën vetes jashtë konsullatës izraelite në Atlanta, Georgia.

360grade.al

Share: