Home KRYESORE Shqipëria vendi me defiçitin më të theksuar në rajon të skemës së...

Shqipëria vendi me defiçitin më të theksuar në rajon të skemës së pensioneve

Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave, Petraq Milo në Partinë e Lirisë ka mbajtur fjalën e tij sot në mbledhjen e organizuar sot me pensionistët.  Ai bëri një krahasim të Shqipërisë me vendet e rajonit ku tha se ne jemi vendi me defiçitin më të theksuar të skemës së pensioneve, skemë e cila sipas tij pritet të thellohet më shumë në 2025.

Milo gjithashtu bëri edhe një krahasim të informalitetit të ndërthurur, domethënë, numri i personave që nuk kanë kontratë pune, bashkë më ata të cilët nuk deklarojnë pagën reale për efekt të kontributit të pensioneve në Shqipëri është 54%, ndërsa në Maqedoni është rreth 28%. Ai tha se nga një matje e insititucioneve ndërkombëtare, në Shqipëri 55% e qytetarëve nuk kanë besim te qeveria si i shpenzon taksat e tyre, ndërkohë që në Bosnjë apo Kosovë, shifra është 33%.

“Jemi një nga nga vendet me deficit të theksuar të skemës së pensioneve. Vetëm në 2024 skema është 3.6 deficcit, për arsye se vetëm shpenzimet janë gati 244 miliardë dhe të ardhurat 156 miliardë. Kjo skemë thellohet akoma më shumë në 2025, e cila 3.7 % e nivelit të përgjithshëm bruto. 

Kjo ndodh për shumë arsye. Një nga arsyet është informaliteti i lartë të cilin qeveria ka lejuar, e dyta është shpopullimi i poullsisë, e cila ka ulur numrin e kontribuesve aktualë, dhe e treta që është më e rëndësishme është mungesa e vizionit të poltikave të qeverisë për të implementuar një shtyllë të dytë që e ka bërë Kosova, që ka një eksperiencë shtetformuese shumë herë më të ulët sesa e jona. Sot aktualisht Kosova me atë reformë që ka bërë, merr një pension mbi 300 euro në muaj.

Po ta krahasojmë me vendet e tjera informaliteti i ndërthurur, dmth numri i personave që nuk kanë kontratë pune ose nuk janë të formalizuar bashkë më ata të cilët nuk deklarojnë pagën reale për efekt të kontributit të pensioneve në Shqipëri është 54%. Ndërkohë kur në vendet e rajonit është shumë herë më e ulët, marrim Maqedoninë ku është gati 28 %. Në një matje nga institucionet ndërkombëtare, në Shqipëri 55% e qytetarëve nuk kanë besim te qeveria në mënyrën si shpenzon taksat e tyre, ndërkohë në Bosnjë apo Kosovë shifra është gati 33%, shumë herë më e ulët,” u shpreh Milo.

360grade.al

Share: