Home KRYESORE “Të shkojë në të sëmës”, Ahmetaj tregon çfarë deklaronte Rama në mbledhjen...

“Të shkojë në të sëmës”, Ahmetaj tregon çfarë deklaronte Rama në mbledhjen e kryesisë së PS

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka rrëfyer parpaskenat që përplasjeve me kryeministrin Edi Rama.

Ahmetaj tha në intervistën për “Syri Tv” se ai është shkarkuar nga detyra e tij, pasi Rama e ka akuzuar se ka prishur unitetin e PS.

Ai thotë se në një nga mbledhjet kryesisë Rama ka thënë për të duke u shprehur “të shkojë në të sëmës”.

Pjese nga intervista: 

Çim Peka: Dhe si e kishe dëmtuar këtë unitet?

Arben Ahmetaj: Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës. Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH.

Çim Peka: Po keni qenë kundër inceneratorit të Tiranës.

Arben Ahmetaj: Sigurisht, kjo është një nga arsyet, por nuk është kjo arsyeja. TCH është frymëzuar politikisht për të goditur. Më vjen shumë keq se është televizion kombëtar, por me atë humbi dinjitetin.

Çim Peka: Nga kush u frymëzua?

Arben Ahmetaj: Nga Edi Rama. Po, politikisht nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Mendon se unë kam frikë.

Çim Peka: Fakti që po flisni tregon se s’keni frikë, jeni i vetmi zyrtar i lartë i PS, që jeni në hetim dhe po përballet dhe nuk thotë të rrojë partia, kjo do të thotë se nuk keni frikë. Këto gjëra i keni treguar.

Arben Ahmetaj: Partia të rrojë, është gjë tjetër. Kur ta kuptojnë shqiptarët se partia është gjë tjetër dhe Ed Rama është gjë tjetër, mbase mund të jetë vonë për partinë dhe demokracinë. Ajo që po them, po i frymëzuar. Ka bërë takim ‘x’ dhe kryeministri për këtë çështje, dy ditë përpara. Dikush mund të thotë se këto i thotë Ben Ahmetaj, po mbase i sajon ai. Unë po i referohem faktit, 3 muaj TCH një institucion dinjitoz kthehet në përdorues instrumental nga politika dhe inceneratorët dhe kjo është histori shumë e vjetër. Është bërë Top Story për Ditmir Bushatin, e kanë pranuar vetë, ua ka kërkuar Edi Rama. Është bërë për Fatmir Xhafën, për Niko Peleshin ua ka kërkuar Rama. I kam dërguar haber me një mikun e tij shumë të ngushtë. I kam thënë; ej stop, unë e kuptoj shumë mirë se nuk do të jem pjesë e qeverisë tendë. Ok. E kuptoj shumë mirë që në mbledhje të kryesisë u shkarkova nga Vlora, më kërcënove. Tani po më bllokon derën e shtëpisë time, më ke zënë derën, stop. Shih punën, nuk kam asgjë, dua të ik në punën time. E kam dërguar këtë haber. Koka e turkut, dëshira dhe urrejtja se ndoshta unë jam një format tjetër, e bëri të shkojë deri aty. Kemi dy momente. Kam dalë në interviste të Opinion. Nuk po hy në materien e emisionit, por një ish miku im ka thënë, ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë. Si ka mundësi që doli kundër kryeministrit.

Çim Peka: Ish-miku juaj, ka vdekur apo nuk e keni më mik.

Arben Ahmetaj: Jo nuk e konsideroj më mik. Besoj se do të ja dëgjoni zërin. Është budalla me shumë shkollë, se unë i kisha bërë karshillëk kryeministrit. Nuk është e vërtetë se unë i bëra karshillëk kryeministrit. Unë dola dhe thashë të vërtetën time. Kryeministri nuk mund të provokonte herë pas here median, të pyeste për mua, sepse donte te orientonte SPAK nën tryezë dhe drejtpërsëdrejti. Në një moment del e thotë se unë nuk bëj gjykatësin, unë po të bëja gjykatësin dhe prokurorin puna e tij do të ishte me keq akoma. Puna ime do të ishte? Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot. Që nuk paskam paguar dhomën e hotelit, por e paskam paguar kesh, apo që nuk kam firmosur për procedurë, apo që nuk më do. Apo kokë turku. Si më keq, në burg, i vdekur, i syrgjynosur. I larguar, arratisur, si më keq. Po shqiptarët nuk investigojnë. Gazetarët nuk e ndjekin, sa më keq, për çfarë me keq, varur në litar, do ta vrisni, fusni në burg. Për çfarë e kishin./Opinion.Al

Share: