Home KRYESORE Zbardhen skenarët e 20 shkurtit, a do ‘të jetë’ nesër Berisha në...

Zbardhen skenarët e 20 shkurtit, a do ‘të jetë’ nesër Berisha në protestë?!

Zbardhen detaje nga protesta e thirrur nga Rithemelimi. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahet para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:30.   Për herë të parë pas shumë kohësh, deputetët e opozitës, kryesisht demokratë, kanë qenë në një zë për të shkuar drejt protestës.

Ndër të tjera mësohet se leja që Rithemelimi ka marrë rreth 4-5 orë leje në polici për vijimin e protestës.

Po ashtu mësohet se në tubim nuk do të mungojë as fjalimi i Berishës, i cili mund të jetë live përmes lidhjeve online, pasi qëndron në arrest shtëpie, ose i regjistruar.

Po ashtu policia ka vendosur kamera me rezolucion të lartë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit./News24

360grade.al

Share: