Home Gjeo-Ekonomia Zelensky vizitë në Tiranë, Rama: Takimi do të kulmojë me samitin për...

Zelensky vizitë në Tiranë, Rama: Takimi do të kulmojë me samitin për Ukrainën, pjesëmarrës liderë nga Evropa Juglindore

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot nga ekspozita “Ukraina, një krim lufte” në ambientet e Kryeministrisë duke zbuluar detaje lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Zenensky në Tiranë.

Rama tha se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelenskyt, ndërsa theksoi se kjo vizitë që do të kulmojë me një samit me liderët e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Kreu i qeverisë bëri më dije se në samit do të jenë një numër i konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkë organizator.“Kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së Presidentit Zelensky në Tiranë. Një vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale por edhe një vizitë që do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Do të kemi një numër të konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkëorganizator bashkë më mua për këtë aktivitet, që ka një rëndësi të posaçme.

Fjalët dhe përshkimet për atë që ndodh në Ukrainë janë të tepërta. Fotografitë janë të çdo ore, dite e natë të popullit ukrainas nën furinë agresionit rus, i pajustifikuar. Shqipëria qëndron krah për krah më Ukrainën së bashkë më aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja, se çdo popull ka të drejtën e lirisë dhe si i barabartë”, tha kryeministri.

360grade.al

Share: