Home KRYESORE 100 vjet kolltuk berberi?! Nga Artan Fuga

100 vjet kolltuk berberi?! Nga Artan Fuga

Heren e fundit qe u qetha, ne qytetin ku jetoj, ne Durres, sapo hyra ne sallon pashe kolltukun ku ulet klienti para pasqyres.

Nga ata me gize atje ku vendos kembet, me forma te zbukuruara, pjesa poshte kolltukut rrethore, si mermer, dizajn i rehatshem.

C’eshte ky?-pyeta nderkohe kur me mbahej fryma nga admirimi.

Ka qene e berberit te pare qe erdhi ne Durres nga Italia aty nga vitet 20, – m’u pergjigj i zoti i sotem.

Shit, e blej, blej, e shit, kushedi sa duar ka kaluar qe atehere! Sa mijera vete ulur atje! Ushtare, oficere, sipermarres, profesore, puntore te dalluar, veterane, keshilltare bashkiake, te papune, …

100 vjet kolltuk berberi?!

U ula dhe me dukej se po me qethte ai italiani ne vitet 20.

Jo te mbyllet muzeu, eeeeej, por te shpallen objekte muzeale edhe ata objekte qe jane jashte tij, nje muze i madh ne permasa reale, te qendrojne ku jane, ne ate pronesi, ne funksion si zakonisht, por te pajisen me nje etikete metalike, si patente vlere historike:

Ky eshte kolltuku me i vjeter i berberit, hyre ne perdorim ne vitin 1922, ne Durres.

Po kujt t’i thuash se? Nuk ka mbaruar akoma vallja pogonishte ne Gjermani.

E ndjeja poshte te ndejturave dhe ngjitur me kurrizin tim dhe me dukej se e gjithe historia 100 vjecare behej njesh me mua.

Si do te qethesh? Me tha.

Shkurt, ja preva shkurt, si gjithmone.

Share: