Nga Irena Beqiraj
Vitin e kaluar për herë të tretë në historinë botërore një grua fiton cmimin Nobel në ekonomi , Claudia Goldin e cila ka studiuar për një kohë të gjatë tregun e punës së grave. Rezultatet e kërkimeve edhe studimeve të saj janë interesante për këdo që ka përzemër barazinë gjinore.
Së pari ajo ka rëzuar tezën që ekonomistët kanë besuar prej kohësh se gratë i bashkohen automatikisht fuqisë punëtore ndërsa vendet bëhen më të pasura. Konkluzioni i parë i rëndësishëm i punës së Goldin është se rritja ekonomike nuk sjell automatikisht pjesëmarrje më të lartë të grave në fuqinë puntore apo barazi nivelin e pagave ndërmjet dy gjinive.
Ky përfundim mund të shpjegojë edhe luhatshmërinë në shkallën e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Shqipëri e cila ka njohur ulje pavarësisht rritjes së shpejtë ekonomike në periudha të caktuara.
Pjesëmarrja e grave në tregun e punës varet më shumë nga faktorë të tjerë ku përfshihen normat shoqerore , statusi familjar veçanërisht ekzistenca e fëmijëve edhe ligjet e kërkesës edhe ofertës në tregun e punës . Përshembull një rritje në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore shpesh ka ardhur si rezultat i rritjes së kërkesës për punë kërkesë e cila tejkalote ofertën e punëtorëve..
Konkluzioni i dytë i rëndësishëm i kërkimeve të Goldin është se hendeku i pagave ndërmjet burrave dhe grave shpjegohet kryesisht nga ardhja në jetë e fëmijëve edhe jo diskriminimi edhe paragjykimi . Sipas saj përfitimet e burrave dhe grave( sidomos atyre të arsimuara) priren të kenë trajektore të ngjajshme deri në kohën kur një grua bëhet nënë për herë të parë . Pra është “dënimi i ëmbël i fëmijëve” që peshon më shumë mbi pagat dhe rezultatet e karrierës sesa paragjykimet apo diskriminimi.
Goldin ia atribuon këtë rezultat karakteristikave të punës profesionale si kërkesa për energji mendore të vazhdueshme , orët e gjata, oraret jofleksibile karakteristika këto që janë të papajtueshme me kërkesat e një familjeje në rritje.
Përshembull gratë në Shqipërinë e shekullit të 21 kanë njohur zv/kryeministrër që me bllok në dorë kontrollonin cdo mëngjes në institucione të ndryshe paraqitjen në punë.
Zgjerimi i tregut të punës , arsimimi edhe trainimi por edhe aranzhimet fleksibël profesionale si puna nga shtëpia me orare më fleksibel që i përshtaten nevojave të familjes do të ndihmonin gratë në tregun e punës Natyrisht, jo çdo punë mund të adoptohet me ndryshime të tilla; por pandemia tregoi se shumë prej tyre munden .
Cmimi Nobel në ekonomi përfaqëson celebrimin e një ideje të cmuar ekonomike edhe Libri i Goldin “Kariera dhe Familja: Udhëtimi i gjatë shekullor i grave drejt barazisë mund te ndihmonte shume politikanë që kanë për zemër feminizmin , të gjejnë mekanizmat për të ndihmuar gratë në tregun e punës , duke i bërë ato më produktive për veten edhe për shoqërinë .
Ps. Grafiku tregon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës që prej 1990.