Home Gjeo-Ekonomia “Kthimi i Sazanit në xhevahir të turizmit mesdhetar”, Rama: Objektivi ynë, ta...

“Kthimi i Sazanit në xhevahir të turizmit mesdhetar”, Rama: Objektivi ynë, ta ngjisim Shqipërinë në majë

Nga selia e PS, kryeministri u shpreh i vendosur për ta çuar përpara sipas legjislacionit shqiptarë, transformimin në një resort turistik të ishullit të Sazanit.

Kryeministri shpjegoi hapat e shqyrtimit të këtij propozimi që vjen nga kompania e dhëndrit të ish presidentit Donald Trump.

“Forca e vetme që ka aftësi dhe përgjegjësi për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë që Shqipëria të ngjitet në atë majë pa mundësi kthimi pas. Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, është ambicie e kahershme. E kanë pasur dhe paraardhës të mitë, nuk është bërë realitet”, tha Rama.

top channel

Share: