Home KRYESORE Marrëveshja PS-Rithemelim, shpërthen Basha: Diku tjetër “fle lepuri”! Revolucioni i premtuar, u...

Marrëveshja PS-Rithemelim, shpërthen Basha: Diku tjetër “fle lepuri”! Revolucioni i premtuar, u shit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj miratimit të marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Në një takim me mbështetësit e PD në Kurbin, Basha tha se revolucioni i premtuar nga Rithemelimi u shit pasi bëhej fjalë vetëm për interesat personale të Berishës.

“Njëri prej të cilëve sot u njoftua që ka mbauar hetimi dhe do komunikohen akuzat. Ndaj edhe Beqja me shokë do shkojë në burg se ka vjedhur. Këta do ngrejnë komision për të hetuar se çfarë shkeljesh administrative ka bërë. Për këtë u shit revolucioni i premtuar. Ku është revolucioni? Ku është përmbysja e Ramës? Cila është fitorja që u shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do rrëzoje Edi Ramën”– tha Basha.

Më tej ai tha se qëllimi i marrëveshjes së sotme është vijimi i marrëveshjes së 2008-ësm es Berishës dhe Ramës dhe mbajtja e mbyllur e listave të kandidatëve për deputetë.

“Nisesh për betejë personale dhe merr me vete të gjithë demokratët e ndershëm. Përpjekja për të korrigjuar ligjet e Edi Ramës. Ky ishte revolucioni? E kuptojnë gjithë se diku tjetër flen lepuri te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës së deputetës për të koontrolluar sistemin politik që ua ka lënë trashëgimi Ramiz Alia. Aty ka persona të katapultuar aty pa asnjë meritë që kanë frikë listat e hapura. Janë bërë bashkë për të bllokuar votën e emigrantëve”- deklaroi ndër të tjera Basha.

Top Channel

Share: