Home KRYESORE Dakordësimi me PS, Bardhi flet pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së...

Dakordësimi me PS, Bardhi flet pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve: U zgjidhën tre shqetësimet e opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës se Kryetarëve.

Bardhi tha se tashmë është arritur dakordësimi me PS për ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare.

“Kjo është çështje e grupeve parlamentare, në ditët në vijim. Ka një dakordësi për të kthyer normalitetin në kuvend, përmes zgjidhjes së tre shqetësimeve që kishte opozita. Detajet e tjera, në ditët në vijim.

Kam shprehur gadishmëri që ditën e parë, kolegët kanë pasur kundërshti. Ka një reflektim , që është për t’u vlerësuar. Hetimi parlamentar, veç rastit kur prek sigurinë kombëtare, është transparent, ky është qëllimi. Do të jetë në sy të opoinio9nit për të ushtruar përgjegjësitë Kuvendi për të qartësuar kontrollin nga ekzekutivit.

Janë zgjedhur këto dy kontrata pasi kishte indicie për të kryer një kontroll të plotë parlamentar. Qëllimi i kërkesës sonë është mbrojtja e çdo qindarke të buxhetit të shtetit”, tha ai ndër të tjera.

Top Channel

Share: