Home KRYESORE Me lejo të ndërpres ekspertizën tënde me vetëbesimin tim!

Me lejo të ndërpres ekspertizën tënde me vetëbesimin tim!

Nga Irena Beqiraj

Ka shumë emisione televizive , portale , tabloid-e në të cilat dukshëm dallohet efekti Dunning-Kruger , ku ata që dinë më pak priren të supozojnë se dinë më shumë. Ndërkohë që teoritë e konspiracionit janë kthyer në trend , dëshira për “të zbuluar” sekretet e pathëna apo anët e errta të historisë, ka shtuar numrin e “studiuesve edhe ekspertëve amatorë” të cilët për fat të keq kanë zenë cdo cep të informimit publik .

Nëse dëgjon me vemëndje gjithë “zbuluesit e të pathënave” gjen një lidhje midis të menduarit konspirativ dhe iluzionit të thellësisë shpjeguese . Ndërkohë që i menduari në mënyrë konspirative shfaqet kur njerëzit zotërojnë një kuptim sipërfaqësor se si funksionon diçka, por mbivlerësojnë njohuritë e tyre për detajet.

Edhe këtë mund ta shpjegojë vetëm vetëbesimi i tepërt. “Studiuesit amatorë ” tentojnë të mendojnë se ekspertiza e tyre në një fushë të caktuar, mund të shëndrohet në ekspertizë për gjithçka. Ndërkohë me zhvillimin që ka marrë ekonomia e vëmendjes shpesh ata marrin rolin e predikuesit , apo dhe të prokurorit.

Dy dekada më parë Phil Tetlock zbuloi se” Përtej ekspertizës në një fushë të caktuar , ndërsa mendojnë dhe flasin, shpesh njerëzit futen në modalitetet e e dy profesioneve të ndryshme: predikuesit, prokurorit . Njeriu hyn në modalitetin e predikuesit kur besimet e tij janë në rrezik: ai predikon për ti mbrojtur dhe promovuar ato. Njeriu hyn në modalitetin e prokurorit kur nuk dëshiron të ndryshojë bindjen e tij duke u përpjekur të tregojë se cdo fakt tjetër apo arsyetim ndryshe është i gabuar edhe i mangët duke dashur gjithmonë të fitojë debatin”. E ndërsa përpiqen të vendosin në lëvizje mekanizmat e ekonomisë së vëmendjes, gjatë këtij procesi “studiuesit amotorë” kërkojmë të fitojnë audiencë dhe mbështetje.

“Duke predikuar se kanë të drejtë, duke gjykuar se të tjerët janë të gabuar edhe të shtyrë nga dëshira për audiencë , ato mbyllin mendjen duke mos i lejuar vetes mudnësinë e rivlërsimit të pikëpamjeve të tyre, cilësi bazë e e procesit të mendimit prej eksperti apo studiuesi të vërtetë”

E pra, mendja e ekspertit favorizon përulësinë ndaj krenarisë, dyshimin mbi sigurinë, kuriozitetin mbi mbylljen e mendjes. Kur zhvendosemi nga modaliteti i ekspertit në modalitetet e tjera , cikli i mendimit prishet, duke i lënë vendin ciklit të vetëbesimit të tepërt. Në luftë me ekspertizën , vetëbesimin e drejton diktori që jeton brenda njeriut -Egoja.

Si mund të kurohet vetëbesimi i tepërt? Apo për më shumë si mund të minimizohet ndikimi i produkteve “tërheqëse” të tij në opinionin publik ?

Për sa kohe si shoqëri nuk u përgjigjemi këtyre dy pyetjeve, do të përjetojmë situatën:

“Më lejo të ndërpres ekspertizën tënde me vetëbesimin tim !

Share: