Home Gjeo-Ekonomia Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit: ShBA-ja “demokratike” humbet nga shkëputja

Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit: ShBA-ja “demokratike” humbet nga shkëputja

fotocover VCG

SHBA-ja ka mbajtur gjithmonë lart flamurin e “hapjes”, “lirisë” dhe “barazisë”. Por në realitet, “hapja” ishte e para që u sakrifikua nga Uashingtoni për statusin e saj si superfuqia e vetme në botë. Në ndërveprimet e saj me vendet që i konsideron si rivale, ShBA-ja “demokratike” ka treguar aftësitë e veta të pakrahasueshme të ngacmimit.

Vitet e fundit, ShBA-ja, nën strategjinë e vet të frenimit “Oborre të vogla me mure të larta”, ka përshkallëzuar përpjekjet për të penguar përparimin teknologjik të Kinës. Nëpërmjet masave të tilla si kontrolli i eksportit dhe kufizimet e investimeve, Uashingtoni ka ndërtuar një “mur të lartë” që pengon shkëmbimet ndërmjet Kinës dhe ShBA-së në fushën e teknologjisë së lartë.

foto: VCG

foto: VCG

Kjo strategji e Uashingtonit po krijon problem për vetë ShBA-në e do të dëmtojë kompanitë amerikane në fund. Shkëputja ka shkaktuar një ulje të ndjeshme të shitjeve të kompanive amerikane të gjysmëpërçuesve në tregun kinez.

ShBA-ja u përpoq të pengonte rritjen teknologjike të rivalit të vet nëpërmjet shkëputjes me Kinën, por ironikisht gjithçka përfundoi vetëm me përshpejtimin e hapave teknologjikë të Kinës. Për shembull, gjiganti kinez i telekomunikacionit “Huawei” nxori telefonin inteligjent “Mate 60 Pro” në vitin 2023, me mikroçipin “Kirin 9000S” të prodhuar në Kinë nga kompania SMIC. Kjo ishte si një shuplakë për sanksionet e ShBA-së.

Shkenca pa kufij u sjell dobi të gjithëve. Si një vend “demokratik”, ShBA-ja e ka të qartë këtë. Por çuditërisht ajo po vepron në të kundërtën, duke e bërë gjithçka vetëm për statusin e saj hegjemonist në botë. (Li Huailiang/Artam)/Artikulli përfaqëson opinionin e publikuesit origjinal CRI.CN dhe jo atë të Perqasje.com

Share: