Home KRYESORE Nga SHBA kreu i Kushtetueses Holta Zaçaj: Organet e ngarkuara në zbatimin...

Nga SHBA kreu i Kushtetueses Holta Zaçaj: Organet e ngarkuara në zbatimin e vendimeve të sillen në mënyrë kushtetuese

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Gjatë qëndrimit zyrtar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në SH.B.A., Kryetarja e kësaj Gjykate .Holta Zaçaj dha një intervistë për Zërin e Amerikës ku bëri një përmbledhje të shkurtër të qëllimit të takimeve të zhvilluara me disa nga personalitetet me të larta të drejtësisë në Washington D. C, SH.B.A, rolit të Gjykatës Kushtetuese, marrëdhëniet me parlamentin dhe sfidat me të cilat kjo Gjykatë po ndeshet.

Disa nga zyrtarët e lartë amerikan me të cilët delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zhvilloi takime ishin Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Bruce Swartz dhe Zëvendësndihmësen Kryesore të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, znj.Yuri Kim.

Në këtë intervistë, Kryetarja Zaçaj pohoi se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë në Washington D.C., u trajtuan çështjet më të rëndësishme  dhe aktuale të gjyqësorit dhe drejtësisë shqiptare dhe u fol veçanërisht  për rëndësinë që Gjykata Kushtetuese ka  në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.

E pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës Kejda Kostreci në lidhje me kritikat e opozitës për vendimarrjen e cështjes Rama Meloni, Kryetarja e Kushtetueses u shpreh se palët e pakënaqura kanë të drejtën e tyre të kriticizmit si e drejtë e lirisë së shprehjes, cka i mundëson të gjithë aktorët të japin mendimin e tyre.

Kujtojmë se kjo vizitë vjen pas ardhjes së Sekretarit te  Shtetit Blinken në vendin tonë ku nëpërmjet një postimi në twitter pohoi se reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE dhe duke përgëzuar drejtuesit e reformës në drejtësi në progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit.

Share: