Home KRYESORE Njerka që i preku të gjithë!

Njerka që i preku të gjithë!

Fjalë të një shoqërie që mbetet për t’u ndrequr?

Për gratë, nga Dashnor Kokonozi

Në fillim po lexoja një histori prekëse, pastaj doli të ishte edhe problem ngarkese emocionale i ndonjë fjale, që nuk më përputhej me ngjarjen.

Gjatë një ceremonie martese (të një familjeje të rindërtuar, rikompozuar), ndryshe nga sa priste auditori i mbledhur në sallën e martesave të bashkisë, nusja në deklaratën e saj të dashurisë përfshiu edhe Henrin, djalin e burrit me të cilin po martohej.

  • Henri, i tha ajo thjeshtrit të saj, nuk isha aty ditën kur ti erdhe në këtë botë. As kur kur ti fole fjalët e tua të para, as kur hodhe hapat e parë. Por të premtoj se do të jemi bashkë për shumë përvoja të reja të para në jetën tënde….
    Vanesës, kështu quhet gruaja, i dridheshin duart, sytë i shndrisnin nga lotët. Rrotull saj salla kishte rënë në një qetësi të thellë. Kërkush nuk e kishte pritur një gjë të tillë, nuk ishte zakon t’i drejtoheshe dikujt që nuk ishte fëmija i yt biologjik..
  • Unë të premtoj, vazhdoi ajo, se do të dua si birin tim. Të premtoj se do të jem nusja më e mirë e babait tënd. Dhe së fundi të premtoj se do të jem njerka më e mirë e mundëshme për ty !
    Këto fjalë të dala nga zemra prekën të gjithë të pranishmit.
    Craig-ut, burri i saj, dhe Henrit të birit të tij iu mbushën syt ë me lot.
    Henri i vogël nuk kishte pritur më shumë se aq që të leshohej drejt e në krahët e njerkës së tij, mes duartokitjeve të sallës.
  • Mua më mbeti ajo shija e çuditëshme e fjalës “njerkë” ndërsa e përktheja me mend. Zakonisht nuk me ndodh, nuk kam nevojë për ndërmjetësinë e shqipes. Por këtë herë, ngarkesa e saj emocionalisht negative, e ushqyer nga përralla të panumërta (se kam njohur njerka të shkëlqyera), nuk më përputhej me këtë histori kaq të bukur. Në shqip është edhe një sinonim i saj, (vitërkeshë), që po ta përdorja do të detyroja ndonjë të më shikonte me dyshim.
    Kontrasti i “njerkes” me fjalet perkatese të gjuhve të tjera, të sjell ndërmend trashëgiminë e një universi të tere marrëdheniesh sociale dramatike e për më teper, të paragjykuara që në origjinë!
Share: