Home KRYESORE “Dhuna online është e pambuluar”- Ministri Balla: Duhet të iniciojmë një ligj....

“Dhuna online është e pambuluar”- Ministri Balla: Duhet të iniciojmë një ligj. Pas kontakteve me Tik Tok, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe me kompaninë META

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë konferencës për prezantimin e Observatorit të Feminicidit , foli ndër të tjera edhe për dhunën në familje, por edhe atë online.

Balla bëri apel grave dhe vajzave shqiptare të reagojnë dhe të denoncojnë rastet e dhunës.

“Raportoni rastet e dhunës, mos hezitoni. Duhet të nxisim komunitetin dhe nëse përfshimë në këtë koalicion kombëtare , do të kemi shumë më shumë raste të denoncuara” u shpreh ai.

Ministri tha se për dhunën ligjet i kemi, por shqetësuese sipas tij është dhuna online, e cila momentalisht është e pambuluar me ligj.

Ai shtoi se në lidhje me dhunën online, e cila ka disa forma duhet të iniciohet një ligj, ndërsa theksoi se pak kontakteve të vendosura me tik tok, pritet që e njëjta gjë të bëhet edhe me kompaninë META, e cila përfshin disa rrjete sociale si Facebook, Instagram apo WhatsApp.

“I bëjmë dhe nuk i zbatojmë si duhet ligjet. Ligjin e kemi, por unë e kam merakun te pjesa që se kemi fare, pra ne kemi një situatë që pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj. Unë mendoj se duhet të iniciojmë një ligj.

Format e dhunës online:

-Përndjekja kibernetike

-Ngacmimi kibernetik

-Gjuha e urrejtjes në internet

-Abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e palës

-Santazhimi seksual

-Joshje

Kemi vendosur më në fund disa kontakte me kompanitë e rrjeteve sociale, me Tik Tok, presim me kompaninë META. Këtë gjë duhet ta kemi me vëmendje të posaçme për t’i adresuar” shtoi Balla.

360grade.al

Share: