Urimet e Kryetarit të Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë e ipeshkvit të dioqezës së Rrëshenit imzot Gjergj Meta. komunitetit mysliman me rastin e Ramazanit
R.SH. / Vatikan
Sot në botën myslimane fillon Ramazani, muaji i agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ramazani është një muaj i veçantë urate, dashuria, bamirësie e solidariteti me të varfrit, me bindjen se Hyji nuk do t’i lerë pa i shpërblyer këto përpjekje!
Gjatë këtij muaji, besimtarët e fesë Islame janë të impenjuar në lutje, në agjërim, në ndihmën e më nevojtarëve dhe në forcimin e lidhjeve mes të afërmve dhe miqve. Myslimanët falen, gjatë këtij muaji, të rizbulojnë më në thellësi marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe me vetveten, e këtë përmes agjërimit dhe lutjes, pastaj t’i kërkojnë Hyjit dhuratën e përdëllimit për t’ia dhuruar të tjerëve, e të japin lëmoshë e të kujdesën për marrëdhëniet ndërpersonale.
Vëllezërve tanë myslimanë u sigurojmë para së gjithash afërsinë tonë shpirtërore, me urimin që të mund të realizojnë gjithë atë që zemra e tyre si besimtarë në një Zot të vetëm dëshiron për vet ata dhe për të gjithë njerëzit, një vëmendje më të madhe ndaj të varfëve e të mënjanuarve që të kenë një solidaritet më të madh, respekt për jetën e të gjithëve dhe paqe.
Po të dëgjojmë urimet e Kryetarit të Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë e ipeshkvit të dioqezës së Rrëshenit imzot Gjergj Meta/VaticanNews.va