Deputetja Mimi Kodheli, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, mes të tjerash foli në lidhje me projektin për kthimin e Sazanit në një atraksion turistik, ku dhëndëri i ish-presidentit Trump do të ndërtojë një resort luksoz, referuar një artikulli të New York Times.
Kodheli: Shqipëria vend atraktiv jo vetëm për turistët por edhe për investitorët vendas dhe të huaj. Kemi një qasje tjetër lidhur me mënyrën si mbrohemi dhe se si ftojmë investitorët të zhvillojë Shqipërinë. Duke folur për mbrojtjen ju them se për pak ditë festojmë përvjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. Do kalojnë shumë shkallë derisa të vlerësohet nëse ky do të jetë investimi i drejtë dhe në kohën e vendin e duhur.
360grade.al