Home KRYESORE Porti i Durrësit/ Rama: Investimi në Portin e ri është aset, kemi...

Porti i Durrësit/ Rama: Investimi në Portin e ri është aset, kemi zgjedhur një alternativë që e ndjekin shumë vende

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimi që po bëhet për Portin e Durrësit është aset. Duke folur për gazetarët, Rama ka thënë se do të bëhet investimi më i rëndësishëm dhe që do të sjellë të ardhura për Shqipërinë. Ndërkohë që ka theksuar se ata kanë zgjedhur alternativat që janë legjitime dhe që e ndjekin shumë vende.

“Sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit që përmes shtetit që është aksioner nuk është bërë asnjë falej sepse porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Investimi ynë në Portin e Ri që do të jetë një aset, do të thotë që kemi zgjedhur mes alternativeve që është legjitim dhe e ndjekin shumë vende”, tha Rama.

360grade.al

Share: