Home KRYESORE Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’u tregojnë të tjerëve çfarë lloj politike...

Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’u tregojnë të tjerëve çfarë lloj politike duhet të kenë

(Koment nga John Mearsheimer)

Shtetet e Bashkuara besojnë në thelb se ka vetëm një formë të pranueshme demokracie, demokracia liberale, dhe se çdo vend në planet duhet të jetë si Shtetet e Bashkuara. Për Uashingtonin, nëse një vend nuk ngjan me Shtetet e Bashkuara, ka diçka që nuk shkon me atë vend, sistemi politik i atij vendi është thelbësisht i gabuar dhe ka nevojë për ndryshim. 

fotocover VCG

Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, Shtetet e Bashkuara ndoqën një politikë angazhimi me Kinën. Por udhëheqësit perëndimorë u trishtuan që politika e angazhimit nuk shpuri në lëvizjen e Kinës në drejtim të modelit perëndimor. Nga këndvështrimi i shumicës së elitave perëndimore, Kina nuk ka një demokraci të pranueshme dhe nuk po lëviz në atë drejtim.

Në fakt, sistemi politik i Kinës nuk duket t’i ketë shkaktuar probleme vendit kur pati rritje me shpejtësi dhe mendoj se do të funksionojë edhe në të ardhmen.

foto: VCG

foto: VCG

Gjatë dekadave, Kina i ka modernizuar sistemet e veta politike, ekonomike dhe shoqërore. Në lidhje me modernizimin e ekonomisë së saj, Kina ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ka shumë pak njerëz në botë që nuk janë të mrekulluar nga rezultatet ekonomike të Kinës. Dhe sistemi politik i vendit është i ndërlidhur me ekonominë e tregut. Ky sistem ka funksionuar shumë mirë për Kinën. Kinezët nuk kanë interes të ndryshojnë sistemin apo të lëvizin drejt modelit perëndimor. Artan/Opinioni i shprehur në këtë artikull përfaqëson botuesin origjinal dhe jo Perqasje.com

Share: