Home Gjeo-Ekonomia “Taksimi ndaj profesionistëve të lirë, antikushtetues dhe i padrejtë”- Jorida Tabaku

“Taksimi ndaj profesionistëve të lirë, antikushtetues dhe i padrejtë”- Jorida Tabaku

Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjate mbledhjes se pare te Komisionit hetimor parlamentar “Per kontrollin e ligjshmerise se veprimeve te organeve publike ne procedurat per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane”, qe do te hetoje koncesionet e inceneratoreve./r/n/r/nMP, Jorida Tabaku speaks during the first meeting of the Parliamentary Commission of Inquiry "On controlling the legality of actions of public bodies in procedures for construction and administration of urban waste treatment plants", which will investigate the concession of incinerators.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përshëndetur dorëzimin e kërkesë padisë nga ana e Kontabilistëve të Miratuar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me taksimin e profesionistëve të lirë.

Në fund të shkurtit 2024 grupi parlamentar i PD dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë.

Deputetja Tabaku ka denoncuar prej disa kohësh që ky projektligj është pjesë e një sistemi korruptiv dhe abuziv të taksimit që po vret konkurrencën dhe po i vendos shtresës së mesme barrën fiskale.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare miratoi një ligj i cili i tatonte pothujse 30.000 profesionistë të lirë me një shumë totale thuajse 30 milionë euro.Ky ligj është abuziv sepse taton këtë lloj biznesi më shumë se të gjithë bizneset e tjera, këtë lloj sipërmarrje më shumë se sipërmarrjet e tjera.” u shpreh Tabaku ndërsa i ftoi shoqatat e tjera të juristëve, farmacistëve por edhe koduesit dhe zhvilluesit të softëare që t’i bashkohen padisë në GJk duke ofruar më shumë argumente dhe duke zgjeruar më shumë numrin e të prekurve.

Sipas të dhënave janë 30 mijë biznese të profesioneve të lira që do të taksohen deri në 23% nga ana e qeverisë nga 1 prilli 2024. Qeveria pretendon se do të grumbullojë 30 mln euro ekstra në buxhetin e shtetit, një shumë që për deputeten demokrate është nëj barrë e rëndë për këtë fashë ndërsa në buxhet nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe.

“Kërkesës së grupit parlamentar të PD në Gjykatën Kushtetuese, kundër ligjit antikushtues dhe abuziv të tatimit të profesioneve të lira i është bashkuar njëkohësisht dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar. Unë përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të gjithë organizatave të profesionistëve të lirë,duke nisur nga noterët,juristët,farmacistët, teknologjia e informacionit e cdo sektor që preket nga ky ligj abuziv ti bashkohet kësaj padie në GJK që zëri të jetë më i fortë dhe argumentet të jenë më të shumta e më të qarta. Vitin e kaluar qeveria shqiptare miratoi një ligj i cili i tatonte pothujse 30.000 profesionistë të lirë me një shumë totale thuajse 30 milionë euro. Ky ligj është abuziv sepse taton këtë lloj biznesi më shumë se të gjithë bizneset e tjera, këtë lloj sipërmarrje më shumë se sipërmarrjet e tjera. Por, nga ana tjetër, vret dhe shpirtin sipërmarrës, vret iniciativën e lirë por vret dhe këtë shtresën e mesme që fatkeqësisht është duke u larguar. Duhet të bëjmë cdo gjë për ta ndaluar këtë mënyrë taksimi dhe duhet të bëjmë cdo gjë për të mbështetur të rinjtë dhe profesionistët e lirë.” u shpreh Tabaku

Share: