Home Approccio Italo Albanese 45 policë italiane do të garantojnë rendin dhe sigurinë në kampin e...

45 policë italiane do të garantojnë rendin dhe sigurinë në kampin e emigrantëve në Gjadër

45 punonjës policie të sistemit italian do të transferohen shumë shpejt në Shqipëri, por Sindikatat italiane shprehin shqetësimin se kjo politikë vë në vështirrësi punën e tyre që prej kohësh ka nje mungesë personeli.

Minisitria e Drejtësisë ka nisur fazën e seleksionimit ndërsa Federata e Sindikatave të punonjësve në burgje shprehet kritike mbi këtë zgjedhje. 45 punonjësit e policisë do të jenë pjesë e strukturës së burgut e cila do të ngrihet brenda kampit të emigrantëve në Gjadër që do të jetë operative me 20 maj 2024.

Në këtë hapësirë dënimi do të mund të qëndrojnë jo më shumë se 20 të dënuar. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata italiane e Punonjësve Peninteciarë. Punonjësit e transferuar në Shqipëri janë të kualifikimeve të ndryshem, nga niveli i drejtuesit deri tek një roje i thjeshtë.

Ministria italian e Drejtësisë ka nisur një fazë seleksionimi personeli e do të emërojë në Shqipëri dhe një Drejtues të lartë të këtij sistemi. Sindikata Italiane e personelit peninteciarë ka shprehur pak më parë shqetësimin e mungesës së personelit brenda territorit italian.

“Dërgohen 45 agjentë policie në një strukturë burgu me 20 të dënuar e në Itali kemi struktura që në orare të ndryshme të ditës e natës mbulojnë 400 -500 të burgosur me 7-8 agjentë”.

360grade.al

Share: